Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Veprimtaria më e përdorur nga shqiptarët këto 10 vitet e fundit kanë qënë lojrat e fatit, bingot, bastet dhe piramidat. Me shpresën tek fati duke ju lutur zotit të rinjtë shqiptar vazhdojnë të shtyjnë ditët para këtyre makinave çudibërëse, që prodhojnë para por jo gjithmonë. Tani shteti ka vendosur të vërë dorë mbi këtë mini industri fitimprurëse, duke rekomanduar përvojën e lojrave të fatit në Greqi, Itali e Turqi.

Me projektligjin e ri vëtëm kundrejt 20 milion lekëve jepet leja 15 vjeçare nga ministri i Financave për hapjen e kazinove. Kapitali themeltar i shoqërisë duhet të jetë jo më i vogël se 30 milion lekë. Gjobat ndaj kundra vajtësve shkojnë deri në 60 milion lekë. Në një nga bingot e kryeqytetit pronari Flamur Reçi është i çuditur nga pretendimet e djeshme të deputetëve, se lojrat e fatit rikthejnë piramidat. Ai kërkon që makineritë e lojrave të fatit të kontrollohen paralicensimit në bazë të ligjit të ri.

Flamur Reçi:- “Teknika, aparaturat e lojrave të fatit duhet të jenë moderne,  bashkëkohore dhe të kontrolluara”.

Me ligj apo pa ligj shqiptarët po e provojnë fatin jo duke punuar po duke luajtur në hapësirën që ndan humbjen nga fitimi i parave./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame