Ish-futbollisti Bedri Omuri nuk shpreh shumë optimizëm për ndeshjen e së hënës së Shqipërisë kundër Spanjës. Ai e sheh këtë të fundit si një ndër ekipet pretendente për të triumfuar në Euro 2024, por nuk përjashton mundësinë se mund të ketë bërë disa llogari të tjera.

Gjatë diskutimit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Omuri u pyet edhe si do ta organizonte ai formacionin e kombëtares në këtë ndeshje. Ish-futbollisti renditi disa emra që sipas tij dinë të luajnë futboll.

Bedri Omuri: Sa e di trajneri, nuk e dimë ne që e shohim nga jashtë por unë do të fusja lojtarë që dinë të luajnë futboll.

Aldo: Më thuaj me emra, kë?

Bedri Omuri: Lojtarë që dinë të mbajnë topin, edhe Manaj më pëlqeu në këtë ndeshje me thënë të drejtën, edhe Muçin mund ta preferoja shumë. Edhe ky që luan me Dinamon e Zagrebit, Hoxha. Për dy aksione që bëri…

Aldo: Edhe ky çuni që bëri gol tani me Kroacinë, Laçi.

Bedri Omuri: Po, lojtar potent.

Aldo: Bënte një çikë rrëmujë.

Bedri Omuri: Tani të shohim si do të vijë puna me Spanjën sepse janë një çikë më profesionistë, kanë një përdorim topi të jashtëzakonshëm. Vetëm rastësia nëse ne… ose na tolerojnë, shpresoj të kemi fat./tvklan.al