Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Lëvizja Socialiste për Integrim shtrihet në Gjirokastër, duke ulur radhët e anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë degë. Një nga nismëtarët e lëvizjes Kristaq Çuçani, thotë se janë regjistruar 50 të regjistruarit e parë, 20 nga të cilët anëtarë të PS, ku 5 prej tyre bëjnë pjesë në këshillin zonal.

Kristaq Çuçani: “Janë larguar me dëshirën e tyre nga Partia Socialiste, pa marrë leje nga ajo parti, nga asnjë drejtues i saj, kryetari i PS thotë, që është larguar zyrtarisht vetëm 1 dhe ndoshta zyrtarisht vetëm 1, por ai ka të pasur vetëm librin e anëtarësisë, se anëtarët nuk i ka më siç i kishte. Sot janë rreth 50 formularë të mbushur nga ish-anëtarë të PS dhe qytetarë të thjeshtë dhe vijnë në rritje formularë të mbushur pa u imponuar, të mbushur me dëshirë. Kjo është lëvizja në rritje, së shpejti krijohet edhe si degë në Gjirokastër.”

Për socialistët e Gjirokastrës nuk flitet për ndonjë humbje të madhe. Në mbledhjen e komitetit drejtues të kësaj partie, ku ishte i pranishëm dhe sekretari Maqo Lakrori, kryetari Zylfo Çobani informoi largimin pa arsye vetëm një anëtari.

Zylfo Çobani: “Në materialin kryesor që kishim në komitetin drejtues sot, informuan komitetin drejtues dhe gjithë opinionin publik të rrethit të Gjirokastrës, se nga PS deri tani është larguar vetëm një anëtar i PS.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj