Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, zhvilloi disa takime në Rrogozhinë.

Gjatë prezantimit të objektivave të forcës politike që drejton Xhuveli u ndal dhe në çështjen e pronësisë së tokës dhe ligjin mbi tokën bujqësore.

Lufter Xhuveli: “Unë edhe një herë do të doja t’ju garantoj që ligji 7501 me të cilin është ndarë toka në Shqipëri as nuk është prekur dhe as nuk ka për t’u prekur, që bujqësia do të ketë një mbështetje akoma edhe më të madhe si për ndërtimin dhe krijimin e vreshtave të reja, për krijimin e pemëtoreve të reja, të ullishtave, të kanaleve ujitës dhe atyre kullues, për sistemimin e tokave dhe për çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zhvillimin e bujqësisë, me zhvillimin e fshatit.”

Gjatë takimit Xhuveli i kushtoi rëndësi edhe mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të tij në të ardhmen./tvklan.al