Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli thotë, se përbërja në komisionet zonale është më e rëndësishme se ajo në KQZ, balancimi i të cilit duhet përkthyer me gjuhën e politikës. Por Xhuveli pranon se ky komision ka nevojë për përmirësim, gjë e cila do të arrihet me ligjin e ri elektoral.

Agrarët presin ndryshime e premtuara në kod në tryezën e koalicionit, për të vendosë nëse do të bashkëpunojnë apo jo me socialistët në zonat zgjedhore.

Lufter Xhuveli: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendoj se kanë nevojë për përmirësim, çështja pastaj të balancohet, apo si do të jetë, këto janë terma dhe duhet t’i përkthesh ndonjëherë termat nga gjuha e politikës. Meraku jo vetëm yni, por edhe i partive të tjera, përjashtuar dy partitë e mëdha është në ato që unë sapo thashë, dmth. në kontrollin mbi procesin e votimit mbi numërimin e votave, mbi plotësimin e formularëve të cilët arrijnë pastaj të certifikojnë të drejtën e deputetëve për të marrë mandatin, ne do të jemi në gjendje që të përcaktojmë dhe konkretizojmë formën e bashkëpunimit me partitë e tjera aleate, vetëm pasi të jetë qartësuar, vetëm pasi të jetë vendosur e miratuar në Kuvend, ligji i ri elektoral.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj