Një fshat i tërë rrezikon të shpërngulet për shkak rrëshqitjeve të dheut që vazhdon në vite. Shumë shtëpi në Allprenaj të Lushnjës kanë pësuar dëmtime në mure, dysheme dhe tavane.

Çarjet e tokës dhe plasaritja e banesave ka lënë në qiell të hapur dhjetëra banorë. Ata thonë se toka u rrëshqet nën këmbë  sa herë që ka reshje dhe zgjidhja e vetme është zhvendosja në një zonë tjetër.

Banorja: “Ja këto shirat që ranë tani, dhomat kanë rënë, tavanet janë shembur, muret. Shkojmë në komunë ato nuk kanë të ardhura për vete.”

Banori: “Kanë ardhur e kanë verifikuar nga Tirana dhe thanë 10 shtëpi do largohen që këtu.”

Nga 150 shtëpi që kanë qenë në këtë fshat tani kanë mbetur vetëm 20 të tilla. Drejtuesit e komunës thonë se nuk kanë fonde për të ngritur mure mbajtës dhe parandaluar rrëshqitjen e tokës, çka mund te bëjë që në pak vite fshati të mos ekzistojë më./tvklan.al