Rey Manaj luajti ndeshjen e parë të sezonit me Sivassporin. Por sulmuesi kuqezi nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Futbollisti 27-vjeçar pëlqehet nga disa klube, të cilat duan ta kenë në ekip pas sezonit të shkuar, ku ai u dallua me lojën dhe golat e tij.

Në përfundim të ndeshjes së Superligës turke ndaj Trabzonsporit, Manaj tha për Bein Sports se ka patur bisedime me drejtuesit e klubit, por e ardhmja nuk është vendosur ende.

Rey Manja, sulmues i Sivasspor: U takuam me drejtuesit e klubit gjatë merkatos. Procesi ende vazhdon. Nuk e di ende nëse do të largohem apo do të qëndroj. Unë e dua shumë Sivasin! Gjithmonë jam trajtuar mirë këtu! Nëse është koha për mua të vazhdoj, atëherë sigurisht që do ta bëj!

Disa klube kanë interes për 27-vjeçarin.

Që ta lërë të lirë, skuadra turke kërkon të paktën 10 mln euro. Manaj u afrua te Sivasspor në verën e 2023 dhe ka kontratë deri në 30 Qershor 2026.

Në sezonin e shkuar futbollistik, ai realizoi 22 gola në Superligën turke  dhe kupë.

Klan News