Shifrat e rritura të të prekurve me covid në javët e fundit kanë qenë të pritshme nga autoritetet shëndetësore.

Gjatë inspektimit të qendrës së re shëndetësore të Krujës së bashku me Kryeministrin, ministrja garanton se vigjilenca nuk është ulur në asnjë moment edhe në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në rrethe.

Ministrja Manastirliu lajmëron se shumë shpejt do të rihapen dhe laboratorët e Chek-Up pas pezullimit që ju bë pas shpalljes së pandemisë.

Pas rindërtimit të plotë të qendrës shëndetësore të Krujës, rindërtimit do t’i nënshtrohet dhe spitali i këtij qyteti i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan