Rodri është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Manchester City-n në sezonet e fundit.

Spanjolli është një pikë kyçe për trajnerin Pep Guardiola, që i ka besuar çelësat e mesfushës. Duke parë rëndësinë që Rodri ka në ekip, drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën, ndonëse ka edhe tre vite të tjera të mbetura.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, për 28-vjeçarin është gati zgjatja e kontratës, por edhe rritja e pagës.

Drejtuesit i kanë propozuar rinovimin së bashku me dyfishimin e pagës së tij. Me kontratën e re, Rodri do të përfitojë 375 mijë paund në javë, duke iu afruar rrogave të Haaland dhe De Bryune, që janë ndër më të paguarit në Premier League.

Një vlerësim i rëndësishëm për mesfushorin, që duket i bindur për të hedhur firmën në kontratën e re. /tvklan.al