“Mblidhni pa asnjë vonesë Konferencën e Kryetarëve ose Këshillin e Rregullores”

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se Kuvendi po pengon zbatimin e vendit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për të sinjalizuar SPAK që të mos nisë hetimet ndaj saj.

Pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kthehu përgjigje se çështja e mandatit Xhaçkës nuk është kompetencë e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi thekson se i takon asaj që të zgjedhë nëse duhet të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ose të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, por pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD thekson veprimet e deritanishme të Kuvendit po pengojnë hetimet ndaj Xhaçkës dhe familjarëve të saj.

Klan News