Maratona e Këngës Popullore starton me spektaklin e parë për vitin 2001. Konkurentët e natës së sotme janë grupi “Ali Pashë Tepelena”,Greta Zani, Lulka Merkuli dhe grupi i saj dhe Hysni Zela.

Mbrëmjen e çel një konkurente e cila vjen nga trevat shqiptare të Malit të Zi dhe shoqërohet nga një grup me një emër mjaft interesat, “Merimanga”. Lulka Merkuli vjen për herë të parë në Martonën e Këngës Popullore.

Interpretuesi i dytë nuk është një këngëtar por është një grupi plotë. Kënga që ata kanë vendosur të përformojnë për të mbajtur gjallë kulturën e tyre nuk mund të këndohet në mënyrë tjetër veçse në grup. Me këngën “Nga sevdaja jote çeli borziloku” interpreton grupi “Ali Pashë Tepelena”.

Në tërë krijuesit të muzikës ndër vite janë shquar në mënyrë të veçantë ekzekutuesit e veglave muzikore. I ftuari special i mbrëmjes së sotme radhitet si intrumentistët që përformon me shumë instrumenta muzikore njëkohësisht. Sonte ai përveç lahutës do të luajë dhe në një instrument tjetër. Pëllumb Meta mahnit me melodinë e tij.

Konkurentja e radhës është e re në karrierë po ka filluar të shquhet në interpretimet e muzikës popullore. Greta Zani është një emër i ri në albumet e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme dhe tashmë angazhohet pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Konkuruesi i tretë vjen nga Tirana por që me këngët e tij ka kaluar gjithë Shqipërinë duke u shquar kryesisht në muzikën polifonike. Emri i tij dhe familja e tij na kujton gjithmonë një nga figurat më të shndritshëm të muzikës shqiptare. Hysni Zela interpreton me këngë të përpunuara nga vetë ai.

I ftuari i dytë special shquhet gjithmonë për origjinalitetin e zërit të tij. Gjergj Jorgaqi interpreton me një këngë kosovare./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari.