Stafi i televizionit Klan nisi përgatitjet për të ngritur skenën që në mëngjes ndërkohë kur dielli dalë ngadalë nisi të bjerë dhe dritat e shtëpive të ngurta në lagjen muzeale u ndezën spektatorët nisën të zënë vend.

Gazetarja: “Esmerkë, lezet me kripë ndalu pak të shoh një çikë. Besoj se e kuptuat se ndodhemi në qytetin e Gjirokastrës. Pikërisht në këtë qytet është zhvendosur vizita e katërt në qytetet e Shqipërisë e Maratonës së Këngës Popullore. Pas pak minutash në këtë skenë do të ngjiten artistë të njohur shqiptar të cilët do0 të vijën me këngë të traditës.”

Anjeza dhe Drini ishin në maksimumin e tyre me siguri nga pritja e ngrohtë e publikut gjirokastrit, i cili e ka pritur për vite të tëra në shtëpinë  e vet folkun, muzikën e tabanit tonë, ndërsa këngëtarët të marrë nga atmosfera zbritën shkallët e skenës për dhe ju afruan publikut e kërcyer së bashku.

Paro dhe Silva Gunbardhi me këngën “Nëne e bijë”, Devis Xherahu, Kujtim Shehu, apo Rovena Stefa. Nuk kishin se si të mungonin edhe potpuritë gjirokastrite, por për këngëtarët pjesëmarrja në Maratonën e Këngës Popullore është më shumëse sa thjesht një tjetër rast ku duhet kënduar.

Irma Libohova: “Unë kam parimin që lëvizja është jetë dhe gjithë ky tur kaq i gjatë nga jugu në veri është edhe jetë për mua. Mesa kam dëgjuar ka këngë të bukura nga Shqipëria e mesme, nga Shqipëria e veriut. Unë i përkas Shqipërisë së mesme, kënga është “Dil moj goc se erdh pranvera” dhe besoj që është sjellë bukur.”

E sikurse të gjitha vendet ishin të zëna tek Bashta e Teqesë, shuam gjirokastritë e ndoqën spektaklin edhe jashtë rrethimit të saj.

E ndërsa mikpritësi i kësaj maratone në Gjirokastër, kryebashkiaku Flamur Bime u shpreh entuziast menjëherë pas përmbylljes së kësaj nate gjirokastrite.

Flamur Bime: “Nata e sotme ishte e veçantë jo vetëm për cilësinë dhe numrin e këngëtarëve dhe për atë emocion që transmetoi tek qytetarët gjirokastritë. Të kemi parasysh që në pjesën muzeale dhe historike dhe sepse në qoftë se do të ishte në pjesën tjetër do të kishte 3-4 fishin e spektatorit.”

Gjirokastra me lagjen e vetë muzeale sot është mjaft e preferuar edhe nga turistët, të cilët në saj të investimeve në infrastrukturë mund të vizitojnë edhe skutat më të fshehta të saj, por maratona e këngës popullore nuk ndalet këtu. Një super produksion i televizionit Klan dhe Promotor me mbështetjen e fuqishme të ministrisë së Kulturës dhe vetë ministrit Ylli Pango, si dhe kompanisë telefonike Vodafon do të vazhdojë rrugëtimin në qytetet e tjera të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini

Operator: Ben Haxhiaj