Lajme Arkiva 2003

Marrëveshja midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare e cila deri më tani është shtyrë dy herë në mbledhjen e bordit ekzekutiv në Washington pritet të nënshkruhet në fund të muajit shkurt.

Burimet zyrtare pranë kryeministrisë kanë deklaruar se kryeministri Fatos Nano ka marrë konfirmim për këtë nga autoriteti më i lartë i fondit monetar ndërkombëtar drejtori ekzekutiv Horse Coller.

Zoti Koler është shprehur në korrespondencën me kryeministrin Nano për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e qeverisë në rrugën e reformave ekonomike në fushën institucionale.

Sipas tij vullneti i këtij bashkëpunimi do të rikonfirmohet në mbledhjen e bordit monetar ndërkombëtar në 26 shkurt ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje u shty për në fund të këtij muaji, pas vërejtjeve që fondi monetar, i paraqiti qeverisë shqiptare për ecurinë e reformave, si edhe për emërimet e fundit në administratën e lartë./tvklan.al