Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Astrit Kurmemaj, i akuzuar sipas policisë, mes të tjerash edhe si vrasësi i kreut të pajtimit të gjaqeve në Shkodër, Emin Spahia është paraqitur sot për verifikim të masës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

I mbrojtur nga avokati Vladimir Meçe, Kurmemës nuk i është përmendur vrasja e Emin Spahisë, por është bërë verifikimi i kushteve të zbatimit të masës arrest me burg të dhënë në mungesë nga Gjykata e Shkodrës, në 29.04.2003. Kurmema akuzohet për vrasje me paramendim ndaj shtetasit Luan Muça dhe armëmbajtje pa leje.

Kukrmema ka deklaruar në gjyq sot, se është i pafajshëm dhe se nuk ka gisht në vrasjen e Luan Muçës, madje sipas tij, meqenëse atij i ishin vënë shumë akuza, kishte vendosur të vetëdorëzohej, por nuk kishte arritur të gjente njeriun garant për një veprim të tillë. Përpara gjyqtares Etleva Deda, sidoqoftë ai nuk ka pranuar të identifikonte personat nga të cilët e kishte kërkuar këtë garanci.

Në fund të seancës gjyqtarja Etleva Deda, pas verifikimit të masës arrest me burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, vendosi të linte në fuqi vendimin e gjykatës së Shkodrës, arrest me burg për Astrit Kurmema./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu