Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ish-punonjësja e Ministrisë së Jashtme Imelda Tasho, mbi të cilën rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim të shoferit të kryeprokurorit Sollaku dhe të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Vendimin e Gjykatës së Tiranës që u dha disa javë më parë e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Edhe pse avokati i të pandehurës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, me justifikimin se klientja e tij nuk ka qenë në vendngjarje në çastin e vrasjes, Apeli ka vendosur të lërë në burg Tashon, pasi prokuroria ka paraqitur si një ndër provat e saj faktin, se gjurmët e gishtërinjve të Imeldës ndodheshin në derën e taksisë, nga ku doli si i dyshuar si vrasës Altin Arapi. Ky i fundit i ndaluar në të njëjtën ditë me Imeldën në Bruksel.

Ish-diplomatia është dukur mjaftë e qetë në përfundim të seancës për masën e sigurisë. Ajo është përcjellë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë, ku do të presë përfundimin e hetimeve për vrasjen e Genci Sinës./tvklan.al