Ky është momenti kur Ilir Beqaj zbret nga furgoni i policisë dhe futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme për seancën e vlersimit të masave të sigurimit. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u dërgua me pranga në duar në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa që nga e enjtja po mbahet në paraburgim, në bllokun e sigurisë në rrugën Mine Peza në Tiranë.

Por në nisje të seancës në Gjykatën e Posaçme, Beqja dhe 5 të dyshuarit e tjerë kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet e dosjes. Për këtë arsye Gjykata e Posaçme e shtyu seancën për të vijuar të shtunën në orën 12:30.

Avokati i Beqajt do të kërkoj masë me të butë sigurie pasi sipas tij ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit dhe po ashtu ai ka respektuar edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme të dhënë për çështjen e sterilizimit duke u paraqitur çdo të premte në orën 15:30.

Beqaj u arrestua te enjten së bashku me dy bashkëpunëtorë pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Çështja për abuzimet me fondet e BE-së u zbulua nga hetimi i koncesionit të Check-up. SPAK njofton zyrtarisht së ka gjetur prova se Ilir Beqaj, në bashkëpunim me Kurtulajn, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish-ministri përmes Restorant “Gzona” në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Nga hetimi rezultojnë 8 procedura tenderimit të dyshimta.

Klan News