Këngëtari amerikan Matt Damon dhe bashkëshortja e tij Luciana Barroso marrin pjesë në diplomimin e vajzës së tyre. Isabella vajza e tyre 18-vjeçare finalizoi studimet e shkollës së mesme këtë të enjte, kur edhe u diplomua.

Ajo u shoqërua në këtë ditë të veçantë nga dy prindërit e saj të cilët duken tepër krenar për arritjet e bijës së tyre.

Aktori dhe fituesi i çmimit Oskar jo pak herë ka treguar publikisht raportin e ngushtë që ka me Isabellën. Ndërkohë që aktori 53 vjeç është babai i katër vajzave, emrat e të cilave i ka bërë tatuazh në krahun e tij.

Ai është gjithashtu njerku i vajzës së bashkëshortes së tij Luciana Barroso, Alexia ka lindur në vitin 1999 nga një lidhje e mëparshme.

Çifti  kurorëzoi dashurinë e tyre në Dhjetor të vitit 2005, dy vite më vonë pas takimit të tyre të parë. Damon e takoi Barroso në një lokal ku ajo punonte. Duket se martesa e tyre dhe familja e shëndetshme që kanë krijuar është rezultat i një dashurie me shikim të parë.

/tvklan.al