Sllovakia bëri surprizën e madhe në Europian, duke mposhtur minimalisht Belgjikën pretendente, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Një gol i shënuar nga Schranz në minutën e 7-të, i dha tre pikët sllovakëve në Euro 2024.

Belgët ishin të pafat në këtë përballje, pasi panë t’iu anulohen dy gola nga VAR-i. Lukaku barazoi shifrat në minutën e 56-të, pas disa rasteve të shpërdoruara, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi shënoi edhe në minutën e 86-të, por edhe këtë herë teknologjia e anuloi, për prekje me dorë gjatë aksionit nga Openda.

Kështu, Belgjika e nis malore rrugëtimin në Euro 2024, ndërsa Sllovakia mban vendin e dytë me 3 pikë, aq sa edhe Rumania.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të transmetohen eksluzivisht në Tv Klan.


BELGJIKËSLLOVAKI 0-1

Schranz 7′


Ndeshja minutë pas minutë:

Mbyllet ndeshja!

92’- De Bruyne i afrohet barazimit, por Dubravka, pret me shumë vështirësi.

90’– Akordohen 5 minuta shtesë.

86’- Belgjika barazon 1-1, por anulohet sërish goli. Lukaku nuk fal këtë herë, duke shënuar me një penallti në lëvizje pas asistit të marrë nga Openda. Pasa rishikimit në VAR, goli anulohet për prekje me dorë.

84– Lukebakio ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në zonën e sllovakëve.

83’- Zëvendësim i dyfishtë te Belgjika. Lukebakio dhe Openda në fushë, në vendin e Doku dhe Carrasco.

80’- Belgjika hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Carrasco gjuan në hyrje të zonës, topi devijohet në korne.

77’-Serlec kërkon të surprizojë me finte, por topi devijohet në goditje këndi.

76’- Vetëm dy minuta në fushë dhe Tielemans ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Meler.

74’- Zëvendësim edhe te Belgjika. Tielemans i merr vendin Trossard.

70’– Zëvendësim i dyfishtë te Sllovakia. Largohen Bozenik dhe Haraslin, për t’i lënë vendin Strelec dhe Suslov.

63’- Mundësi e artë shënimi për Belgjikën. Bakayoko, pak metra larg portës, nuk ia del të shënojë. Gjuajtja e tij të ndalet mbi vijën fatale nga Hancko.

60’- Provon Trossard me një gjuajtje të fortë, por pret portieri.

56’- Belgjika barazon shifrat me Lukakun, por goli i sulmuesit anulohet për pozicion jashtë loje.

55’- Aksion i shpejtë i Belgjikës, me Doku që futet drejt qendrës dhe pason për De Bruyne. Ky i fundit, vertikalizon për Trossard, me sulmuesin që ndalet nga Skriniar.

52’- Vavro tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

47’- Sllovakët e nisin në sulm pjesën e dytë. Haraslin futet bukur nga e majta dhe provon me një gjuajtje me të djathtë, por topi shkon jashtë.

45′- Fillon pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+2′- Tjetër mundësi e mirë për Sllovakinë. Kucka provon me kokë, por gjuajtja shkon jashtë.

45′- Akordohen 2 minuta shtesë!

42’- Nuk i besojnë syve të Belgjika. Lukaku shpërdoron një tjetër mundësi të artë, i vetëm me portierin.

39’- Aksion model i Sllovakisë, me Kucka, që kroson bukur për Haraslin, i cili gjuan fluturmithi, por portieri Casteels bën heroi për Belgjikën, duke i mohuar golin e sigurt.

34’- Doku lëviz bukur nga e djathta dhe provon një krosim në zonë, por bllokohet në momentin e fundit.

32’- Vavro bllokon një gjuajtje të fortë të Trossard, që po i drejtohej portës.

29’- Kartoni i parë i verdhë. Mangala ndëshkohet për ndërhyje të gabuar ndaj Haraslin.

28’- Ndërhyrje e ashpër e Pekarik ndaj Trossard, por arbitri e fal, duke e kaluar me një këshillim.

21’– Belgjika nuk përfiton nga një gabim i sllovakëve, me Trossard, që gjuan mbi traun e portës.

16’- De Bruyne, vertikalizon për Trossard, por sulmuesi bllokohet në momentin e fundit.

 15’- Doku futet bukur në zonë dhe provon me një gjuajtje me të majtën. Skriniar i vendosur mirë, largon rrezikun me kokë.

13’– De Bruyne hedh një top në zonë në formën e krosimit, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

9’- Belgjika kërkon penallti, për prekje me dorë nga Skriniar në zonë, por arbitri akordon faull në favor të Sllovakisë.

7’- Gooool Sllovakia 0-1! Shtangen belgët, me Schranz, që përfiton nga një top i kthyer nga portieri dhe ia del të shënojë golin e parë të takimit. Gabim i Bergjikës në mbrojtje, që nuk falet nga sllovakët.

6’- Tjetër rast i shpërdoruar nga Lukaku. Sulmuesi shmang portierin, por e largon shumë topin që shkon te Carrasco dhe më pas pret portieri.

3’- Mundësi e artë shënimi për Belgjikën. Lukaku shpërdoron një mundësi shumë të mirë, teksa gabon pak metra nga porta. Pret portieri Dubravka.  

Starton sfida!


FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels, Castagne, Faes, Debast, Carrasco, Mangala, Onana, Doku, De Bruyne, Trossard, Lukaku.

Sllovakia: Dubravka, Hancko, Skriniar, Vavro, Pekarik, Duda, Lobotka, Kucka, Haraslin, Bozenik, Schranz./ tvklan.al