Franca triumfoi minimalisht ndaj Austrisë, në ndeshjen e Grupit D, në Euro 2024.

“Gjelat”, iu falën një autogoli të Ëober, për të marrë 3 pikët e para të turneut.

Ishte një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta për shënim, me francezët më dominues.

Me këtë sukses, Franca shkon në kuotën e 3 pikëve, po aq sa edhe Holanda në grup.

Të gjitha ndeshjet e Europianit, transmetohen në ekranin e Tv Klan.


AUSTRIFRANCË 0-1

Wober 38′ (Autogol)


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

98’- Pranë golit Austria. Prass gjuan me kokë, por gjuajtja devijohet dhe shkon në goditje këndi.

97’- Giroud shpërdoron një mundësi shumë të mirë. Sulmuesi nuk gjuan dot topin e marrë nga Muani.

Akordohen 9 minuta shtesë.

90’- Dy zëvendësime te Franca. Largohen Mbappe dhe Griezmann, futet Giroud dhe Fofana. Lëvizje edhe tek Austria. Në fushë Prass dhe Schmidt, në vendin e Laimer dhe Mwene.

85’- N’Golo Kante kthehet në hero për Francën, pasi ndal një aksion të rrezikshëm të Wimmer.

83’- Camavinga pason për Thuram në zonë, me sulmuesin që gjuan menjëherë. Portieri pret gjithçka pa probleme.

78’- Theo Hernandez, humbet një top në afërsi të zonës dhe i jep mundësinë Austrisë të rrezikojë. Maignan ndal Baumgartner dhe shpëton francezët nga pësimi i golit.

73’- Theo Hernandez pason bukur për Kolo Muani që futet në zonë, por gjuajtja e tij lë shumë për të dëshiruar.

70’- Dy zëvendësime te Franca. Largohen Dembele dhe Rabiot, për t’i lënë vendin Kolo Muani dhe Camavinga.

68’- Pentz mban në lojë Austrinë, duke ndalur një gjuajtje të Thuram, që po i drejtohej portës.

67’- Franca i afrohet golit të dytë. Griezmann nuk shfrytëzon si duhet një pasim të Theo Hernandez në zonë.

63’- Sabitzer rrëzohet në zonë pas një kontakti me Saliba dhe kërkon penallti. Arbitri vazhdon lojën.

62’- Dembele vertikalizon për Mbappe, por topi është shumë i fortë dhe i paaritshëm.

58’- Tre zëvendësime tek Austria. Trauner, Arnautovic dhe Wimmer, futen në fushë në vendin e Wober, Gregoritsch dhe Grillitsch.

55’- E pabesueshme çfarë ka humbur Kylian Mbappe. Sulmuesi i “djeg” në vrapim të gjithë, por i vetëm me portierin gabon gjithçka, duke gjuajtur jashtë.

47’- Griezmann përplaset me reklamat dhe gjakoset në fytyrë. Fantazisti merr ndihmën mjekësore.

45′- Nis fraksioni i dytë i lojës.

Mbyllet pjesa e parë!

45+1’- Mbappe humbet një mundësi shumë të mirë i vetëm me portierin.

45′- Akordohet 1 minutë shtesë!

38’- Zhbllokohet sfida! Franca kalon në avantazh falë një autogoli. Një krosim i Mbappe, devijohet me kokë nga Wober dhe shkon në rrjetën e austriakëve.

36’- Rasti më i mirë i ndeshjes regjistrohet nga Austria. Baumgartner nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga portiere Maignan.

33’- Mundësi e mirë për Austrinë. Griezmann humb një top në mesfushë dhe i jep mundësinë austriakëve për të rrezikuar. Gjuajtja e Laimer ndalet nga Maignan.

25’– Baumgartner vë në panik francezët, por fantazisti bllokohet në momentin e fundit.

24’- Francezët dhurojnë spektakël, me kombinime të shkëlqyera mes Mbappe dhe Theo Hernandez. Mbrojtësi gabon në tentativën për driblim.

19’- Griezmann tregohet egoisnt dhe shpërdoron një rast shumë të mirë për Francën. Fantzisti kishte disa pika pasimi, por zgjodhi të gjuajë vetë, duke gabuar.

16’- Wober bëhet i ndëshkuari i parë i ndeshjes. Ndërhyrja ndaj Dembele i kushton kartonin e verdhë mbrojtësit.

13’- Franca i afrohet golit me Theo Hernandez. Pas një kombinimi me Thuram, mbrojtësi i majtë futet në zonë dhe gjuan, por topi kaolin gjithë pasqyrën e portës, pa shkuar në rrjetë.

9’- Shkëputet me shpejtësi Mbappe në të majtë pas një pasimi të marrë nga Rabiot. Sulmuesi gjuan fortë, por portieri Pentz e devijon në goditje këndi.

6’- Kroson Griezmann, por largon më kokë Danso.

5’- Shpërthen nga e majta Theo Hernandez dhe futet në drejtim të zonës, por ndalet në mënyrë të parregullt. Faull për Francën.

3’- Franca e nis menjëherë në sulm, me Griezmann që hedh një top në zonë, por largohet nga mbrojtësit me kokë.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:

Austria: Pentz, Posch, Danso, Wober, Mwene, Seiwald, Sabitzer, Grillitsch, Baumgartner, Laimer, Gregoritsch.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Griezmann, Kante, Rabiot, Thuram, Mbappe, Dembele./ tvklan.al