Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë mjaftueshëm të kujdesshëm që të mbajnë “jashtë fokusit” të mediave dy fëmijët e tyre. Por në Ditën e Baballarëve, nuk rezistuan dot! Çifti ndau disa foto familjare me dy djemtë Silas dhe Phineas.

Këngëtari 43 vjeçar ishte i pari që vendosi të ndajë momentet e bukura me publikun.

“Dy dhuratat e mia më të mëdha. Mësoj çdo ditë e më shumë për veten, duke ditur se ju më zgjodhët të isha babai juaj. Do jem gjithnjë aty për ju, për t’ju motivuar e treguar se mund të shkoni shumë lart. Por gjithashtu për t’ju ngritur nëse rrëzoheni. Sigurisht, nuk do mungojnë shakatë e babit përgjatë rrugëtimit. Ju dua të dyve kaq shumë. Faleminderit që më dhatë qëllimin më të madh të jetës”, shkruan ai.

Biel dhe Timberlake janë martuar që në vitin 2012 dhe marrëdhënia e tyre vetëm sa është forcuar.

/tvklan.al