Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj nëpërmjet një postimI në rrjetet sociale, ka reaguar për komentet e shumta negative që ka marrë ditët e fundit.

Hysaj, i cili fajësohet për uljen e kokës te goditja e Barellas ku u shënua goli i dytë i italianëve, i kërkoi falje tifozëve, teksa thekson faktin se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën.

Elseid Hysaj shkuan e ishte një reagim instiktiv dhe gabim teknik.

“Kush më njeh mirë e di që do jepja cdo force që kam e do bëja cdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për instrumentalizimin pa vend, nga shumë persona, të gabimit, përtej vlerësimit teknik,”- shkruan Hysaj.

Postimin mbrojtësit e mbyll postimin duke falënderuar tifozët që e kanë mbështetur dhe thirrjen për tu fokusur në ndeshjet e ardhshme.