Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Qeveria i ka kërkuar donatorëve të huaj të financojnë investimet në energjetikë, ndërsa Banka Botërore i ka kërkuar ritme më të shpejta të privatizimit të KESH. Gjatë mbledhjes së donatorëve të huaj për energjetikën, zyrtarët kanë bërë propozimet për investime. Autoritetet kanë cilësuar, se situata elektroenergjetike është në përmirësim.

KESH ka deklaruar në bilancet e 6 mujorit, se ka përmbushur tragetet e vendosura për financime nga Banka Botërore, për humbjet dhe arkëtimet. Përfaqësuesi rezident i Bankës Botërore Eugen Scantie, ka kërkuar që qeveria të përshpejtoj hapat për privatizimin e KESH, për të rritur efektivitetin e saj.

KESH diskutoi për financime për zhvillimin e sistemit 400 KW Elbasan-Tiranë-Podgoricë, për të cilën janë akorduar një pjesë e fondeve. Ndërkohë që në zbatim janë projekte me financime të donatorëve me vlerë totale prej 233 milion euro në energjetik. Projektet më të rëndësishme janë projekti i rehabilitimit të kaskadës së Drinit dhe i fuqizimit të rajonit të jugut./tvklan.al