Lajme Arkiva 2003

Mbledhja e së hënës së kryesisë së Partisë Socialiste nuk pritet të dalë në zgjidhje, asnjëra palë, as zëvendës kryeministri dhe as shefi i qeverisë Fatos Nano nuk duket se do të ndryshojnë qëndrim aq më shumë tani që kanë dalë në llogore përkrahësit.

Më pas mbledhja e së premtes u pasua nga deklarimet e Nanos, Metës, sekretari organizativ Agron Dibra, të ministrave Luan Rama, Spiro Peçi, Arta Dade, Kastriot Islami apo anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Erion Braçe, Bashkim Fino dhe Petro Koçi.

Të gjithë janë në lojën që sipas gjasave nuk do të ketë kompromis apo pazare, mirëkuptim apo fitues, e gjitha do të shtojë dozat e nervave të ngritura dhe do të shlyejë problemet duke i dhënë më shumë kohë edhe moszgjidhjes së tyre./tvklan.al