Lajme Arkiva 2004

Byroja parlamentare diskutoi mbi çështjen çame, kompensimin e ish të përndjekurve  dhe të burgosurve politik si dhe mbi projektligjin e pronave, partitë e djathta kërkuan që projekt-rezoluta mbi çështjen çame të përshijë në kalendarin dy javor të punimeve të kuvendit, por kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi sqaroi kjo çështje duhet të konsultohet më parë me komisionin e politikës së jashtme.

Për projektligjin e pronave dh e kompensimin e ish të përndjekurve politik, numri dy i qeverisë Namik Dokle sqaroi e nuk dihet ende numri i të përndjekurve real nga regjimi komunist, ndaj edhe fatura financiare nuk është përpiluar.

Namik Dokle: Ne e kemi bërë skemën, po e përpunojmë skemën, po konsultohemi me të interesuarit për këtë skemë në mënyrë që ata të marrin gjithçka që meritojnë dhe të mos shkojnë për dhjam qeni, investimet dhe dëshirat dhe vullneti i juaj dhe i joni për rikompensimin e të burgosurve politik. Skema po bëhet, natyrisht në llogaritjen e faturës ka shumë hapësira sepse ka disa që faturën e llogarisin deri në 50 miliardë lekë të reja ka disa që e llogarisin deri në 25 miliardë lekë të reja, ka disa që e llogarisin deri në 21 miliardë të reja, porre rëndësishme është që fatura është një çështje teknike.

Këto çështje do të diskutohen sërish në mbledhjen e ardhshme parlamentare, megjithatë zëvendës kryeministri Dokle garantoi se çështja e kompensimit financiar për pronarët dhe ish të përndjekurit politik është prioriteti i qeverisë për vitin 2004./tvklan.al