Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, mendon se Italia nuk meritonte të kalonte grupin në Europian.

Bulku deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se Shqipëria ose Kroacia, duhet të kualifikoheshin për më tej, për atë që kanë treguar.

Sipas tij, Italia nuk ka stabilitet dhe kjo ëhstë parë edhe në analizat e bëra para Europianit.

“Më vjen keq që Shqipëria nuk e mori një barazim me Italinë. Mendoj se nuk e meritonte të kalonte grupin. Duhet të kalonte një mes nesh ose Kroacisë, për atë që treguan skuadrat.

Italia gjithmonë ka treguar karakter të fortë. Tani ka pasur shumë probleme. Kemi tre muaj që i studiojmë. Nuk kanë formacion të njëjtë dhe kanë qenë të paqartë. Italia i zhgënjeu të gjithë tifozët.”, u shpreh Bulku. /tvklan.al