Gjatë gjithë ditës gazetari Alban Xhihani ka qenë në stadiumin që e Berlini, ku do të zhvillohet ndeshja finale mes Spanjës dhe Anglisë. Pavarësisht kohë së gjatë, edhe në këto orë të vona Xhihani ika qëndruar në Olympiastation për të realizuar një lidhje direkte me emisionin “Kampionët”.

Ai tha se është pak e çuditshme që priten të jetë një raport i tillë mes dy tifozerive në stadium.  

Xhihani: Jam në Olimpiastadion. Jam i vetmi gazetar këtu dhe po pres në stadium vetëm për tu lidhur me ju. Janë larguar të gjithë kolegët e mediave të huaja, janë larguar dhe stafet e skuadrave bashkë me futbollistët E çuditshme ndoshta është fakti që do të jenë 5 ose 7 mijë spanjollë. Nesër priten të vijnë çarterat nga Anglia. Priten 50 mije tifozë britanike. Spanja ka ardhur vonë në konferencën për shtyp. Rikthehen Carvajal dhe Le Normand në formacionin e Spanjës. Nuk pritet të ketë ndryshime tek skuadra angleze. Trajneri Southgate kur u pyet në konferencën për mediat në lidhje me penalltinë e humbur në Euro 1996, tha se do të “jetojë” me kujtimet e këtyre tri javëve.

/tvklan.al