Hailey Bieber feston ditën e sotme 25-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë kaq speciale nuk kishte si të mungonte urimi i gjysmës së saj më të mirë, Justin-it.

Krahas disa fotove të shkëputura nga momentet e tyre më të veçanta, artisti i ka emocionuar të gjithë me fjalët dedikuar modeles.  

“Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i joti. Unë jam shumë i bekuar që jam i joti. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty”, ka shkruar Justin krahas fotove së bashku me bashkëshorten e tij./tvklan.al