Prej orës 7:00 të mëngjesit të së martës, pikat kufitare me Greqinë, si Kakavija, Kapshtica, Tre Urat në Përmet dhe Qafë Bota në Sarandë, do të jenë të mbyllura.

Bllokimi do të zgjasë deri në orën 7:00 të mëngjesit të datës 4 Prill, e shkak për këtë është bërë një protestë e organizuar nga sindikatat greke.

Kufizimi i lëvizjeve përgjatë dy ditëve të ardhshme, prej së dielës ka shtuar fluksin e automjeteve dhe të këmbësorëve që kalojnë në këto pika kufitare.

Në Kapshticë, fluks automjetesh raportohet të ketë në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për doganën e Kakavijës.

Sipas një njoftimi të bërë nga Policia e Shtetit përgjatë këtyre dy ditëve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Të vetmit që do mund të qarkullojnë janë këmbësorë, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Tv Klan