Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Qendrat e votimit në kryeqytet u mbyllën pikërisht në orën 20. Ne ishim në katër qendra votimi të kryeqytetit dhe pikërisht në shkollën “1 Maji”, ku janë qendrat e votimit nr. 1697 dhe 1693. Në qendrën me numër 1697, ishin të regjistruar 1172 votues, nga të cilët kanë votuar 450 prej tyre. Ndërsa në qendrën 1693 ishin regjistruar 1692 votues nga të cilët kanë votuar 465.

E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollën “E Kuqe”, ku në qendrën me nr.1926 votuan 464 votues nga 1153 të regjistruar. Ndërsa në qendrën e votimit me nr.1925, votuan 361 votues nga 1032 të regjistruar. Pra e thënë ndryshe në këto katër qendra votimi, pjesëmarrja e njerëzve në votime është luhatur nga 30-45%./tvklan.al