Gianni De Biasi shkarkohet nga Deportivo Alaves vetëm pas 2 muajsh qëndrimi në krye te pankinës spanjolle.

Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të klubit të La Liga. Ish-trajneri i Kombëtares u mor te skuadra spanjolle për ta shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë, por në 7 ndeshje në kampionat fitoi vetëm 2 duke humbur 5 të tjerat. Rezultate që u vlerësuan të pamjaftueshme nga drejtuesit e skuadrës së Deportivo Alaves, e cila ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë të marra nën drejtimin e De Biasi.

Humbja me Eibar pak ditë më parë ishte goditja finale për Gianni De Biasin. Ekipi i është besuar përkohësisht Javier Cabello, i cili mbulonte rolin e zv/trajnerit tek Deportivo Alaves.

Tv Klan