Ministria e Turizmit prezanton destinacionet turistike

Jo vetëm bregdeti me plazhet e bukura, por edhe bota nënujore e detit Jon dhe atij Adriatik po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për të gjithë pushuesit dhe në veçanti të apasionuarve të turizmit nënujor.

Thesareve që ka lënë pas historia, i është shtuar sot edhe një anije e vjetër e forcave tona ushtarake, e cila është mbytur në mënyrë të kontrolluar në ujërat e detit Jon në afërsi të Dhërmiut, me qellim që të mund të kthehet në pikë tërheqëse për të gjithë ata që janë të apasionuar pas këtij turizmi.

Lajmin e bëri të ditur vet ministri i Turizmit dhe Mujedisit Blendi Klosi, i cili postoi edhe një video me pamjet nga aksioni i mbytjes së anijes se vjetër ushtarake. 

Tv Klan