Demokrati Belind Këlliçi është prononcuar sot për gazetarët para SPAK, duke thënë se ka shkuar të denoncojë kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Arbjan Maznikun. Këlliçi mbante në duar një dokument, të cilin theksoi se do e ngjisë në muret e SPAK. Sipas tij, në Tiranë janë shembur 13 pallate me firmën e Maznikut.


Kjo është marrëveshje mes bashkisë Tiranë dhe kompanisë 5D. Është firmosur me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve me justifikimin e dëmtimit nga tërmeti. Është dokument autentik, origjinal në të cilën sqarojnë opinionin publik. Ndërkohë që Mazniku hante biftek në Dubai kemi parë protestat e qindra mijëra familjeve që nxirreshin për leckash nga shtëpitë e tyre në të gjithë zonat e Tiranës. Për t’i lënë pa shtëpi e për t’i hapur rrugë kompanisë 5D, kompania personale e Erion Veliajt e Arbjan Maznikut.

Është firmosur në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Mesa duket kolegët e Erionit nuk e shohin pronarin tjetër të 5D dhe pazaret e tjera me ndërtimin në kryeqytet. Kam ardhur t’ua lë kolegëve dhe do ua ngjis në murin e SPAK-ut. Si këto materiale e dokumente do vijojmë t’i bëjmë publike. Kur është e mundur PD, grupi i ekspertëve që të gjejmë me mijëra faqe dokumenta, si ka mundësi që SPAK nuk i gjen dhe të çojë para drejtësisë titullarët e bashkisë Tiranë. Kanë për detyrë të çojnë dhe pastrueset vetëm të mos preket Veliaj”, deklaroi Këlliçi.

Ai i bëri thirrje kreut të SPAK Altin Dumani që të çojë para drejtësisë titullarët e bashkisë Tiranë.

 /tvklan.al