Zvicra nuk ka ndërmend të angazhohet me ushtarë në përbërje të trupave ndërkombëtare që do të vendosen në Kosovë. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm Zviceran Zhozef Deis në takimet me Presidentin Mejdani dhe Kryeministrin Majko.

Deis e ka justifikuar këtë qëndrim me neutralitetin e shtetit zviceran. Mejdani ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës duke e konsideruar atë si idenë më të rrezikshme për Ballkanin. Ai ka përsëritur kërkesën për praninë e trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë dhe për një plan marshall për vendet ballkanike./tvklan.al

Gazetare: Vladimir Lame