Lajme Arkiva 2003

Në Shqipëri njerëzit mundohen të tërheqin vëmendjen e opinionit publik duke ndërhyrë në politika rajonale, për të patur kështu edhe simpatinë e ndërkombëtarëve. Kështu është analizuar deklarata e ministrit Majko nga Albert Rakipi.

Albert Rakipi:Ka një përpjekje të qartë në fakt të elitës politike shqiptarë gjatë këtyre 10 vjetëve, për të qenë protagonistë në politikën e brendshme përmes sanksioneve në politikën e jashtme. Natyrisht këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar asnjë ministër si zoti Majko. Ne vetvete deklarata e Ministrit të Mbrojtjes ngre një problem serioz, një problem serioz të sigurisë së Ballkanit, për të cilën aktorë të rëndësishëm siç janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të japin përgjigje jo më shumë të drejtë se sa një përgjigje që të stabilizojë rajonin. Pas kësaj së dyti kemi të bëjmë më një element tjetër të deklaratës. Mënyra e reagimit tani ka një dialog të vendosur mes shqiptarë, elitës shqiptare, politike, qeverisëse dhe qeverive të rajonit dukë përfshirë edhe qeverinë e Serbisë. Pra nuk mund të shkohet në mënyra dhe metoda të refuzimit. Mungesa është gjithmonë e dënueshme dhe e fajshme në një farë mënyre.

Mentor Nazarko thotë se ministri Majko duhet të kishte pyetur më parë kryeministrin Nano.

Mentor Nazarko: Do të ishte mirë të ishte konsultuar më parë edhe me kryeministrin në lidhje me një qëndrim të tillë. Por në fakt besoj se zoti Majko duhet të ketë probleme për të gjetur kryeministrin në këto kohë pushimesh. Janë të njohura pozicionimet apo ndarjet e qëllimshme të strukturave të politikanëve apo të anëtarëve të ekzekutivit në skifterë dhe në pëllumba, pra njerëz, po të themi “ të linjës së ashpër dhe atyre të linjës së butë”. Shpesh herë këto qëndrime janë të koordinuara me njëri-tjetrin. Pra del një skifter i cili mbron një pozicion të caktuar. Reagon qeveria për ta përgënjeshtruar atë dhe në fund të fundit, ajo që është kryesorja janë efektet që arrihen. Në rastin e deklaratës së zotit Majko, kemi efekte pozitive, pra ai përcaktoi një metër veprimi për klasën politike kosovare e cila jo rrallë është gjetur e papërgatitur përball lëvizjeve që bëhen në Beograd dhe nga ana tjetrë kemi qëndrimin e drejtë të qeverisë shqiptare./tvklan.al