56 transferime nga klubet shqiptare

Merkato e Janarit të 2020 është më e vakëta në historinë e Superligës në vitet e fundit. Gjithsej janë bërë 78 transferime, hyrje dhe dalje lojtarësh në të gjitha klubet në të gjitha kategoritë, 56 prej këtyre levizjeve i takojnë Superligës.

Tirana mori Morinën dhe Sidiben, Partizani Kërçikun dhe Tedi Carën nga Besa, ndërsa huazoi tek kavajasit Lucas Cardoso. Skënderbeu u përforcua me Eni Imamin, Pusin dhe Niko Zisin. Teuta afroi Ildi Grudën, Ide Kolubali dhe Rubin Hebajn.

Edhe Laçi bëri lëvizjet e veta me blerjen e Bedri Grecës nga Gjilani si dhe Vecaj dhe Donald Rapon. Bylis është skuadra me më shumë afrime. Plot 8 futbollistë kanë marrë ballshiotët.

Për Flamurtarin, merkato është e bllokuar nga UEFA, ndërsa Luftëtari duket se e ka gjetur marrëveshjen me lojtarët që nuk ka paguar dhe do të federojë sot prurjet e reja në ekip. Tek të gjitha skuadrat ka patur lëvizje, veç Kukësit që shënon zero afrime.

Lëvizje priten deri në mesnatën e së premtes kur mbyllet afati, por deri tani 56 futbollistë që kanë qarkulluar në klubet e Superligës. Nën zë, menaxherët e lojtarëve ia faturojnë mungesës së besimit që kanë futbollistët e huaj ndaj skuadrave shqiptare. Mosrespektimi i kontratave, ka bërë që lojtarët të largohen të papaguar, dhe kjo ka sjellë edhe skepticizmin tek futbollistët e huaj.

Tv Klan