Sapo mbylli projektin “70 vjet Kinostudio”, një narrativë mbi kinematografinë shqiptare dhe tashmë ka nisur punën për një tjetër. Kristian Koroveshi, në një bisedë të këndshme në “Rudina” në Tv Klan ndan një ftesë të hapur për një event fantastik kulturor që do të marrë jetë javën e ardhshme. Në nder të emrit prestigjioz të Teodor Kekos, do të rikthehet më në fund edhe një emër i dashur i artit.

Kristian Koroveshi: Ditën e mërkurë,meqë jam këtu dhe kam fatin ta ndaj këtë lajm, në datën 14 Shtator, në orën 20:00, në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse, ne do të bëjmë një aktivitet përkujtimor për 20-vjetorin e ikjes nga kjo botë të Teodor Kekos, ku do të jetë, pas shumë vitesh, Ardit Gjebrea. Do të jetë Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, do të jem edhe unë bashkë me ta në një mbrëmje homazh ku do të lexohen poezitë e Teodor Kekos, do të këndojë Ardit Gjebrea, do të luajë në piano, do të jemi bashkë në këtë mbrëmje ku do të promovohet edhe një libër i tij./tvklan.al