Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it. Dashuria e tyre që zgjat prej më shumë se 30 vjetësh duket gjithnjë e freskët dhe të dy janë shumë të lumtur  me njëri-tjetrin.

Në lojën e pyetjeve për çiftet të organizuar në “Rudina” në Tv Klan, ata treguan edhe se kush është më i aftë me surprizat. ‘Pikën’ e fitoi Mihrija e cila ka arritur madje edhe të organizojë një festë surprizë për Naimin, pa i lënë atij të kuptojë asgjë.

Naim Abazi: Unë pikë së pari nuk jam shumë i kujdesshëm me dhuratat. Ndonjëherë bëj një dhuratë të madhe dhe të befasishme, me zhurmë madje.

Mihrije Braha: Surprizat i bëj unë.

Naim Abazi: Kurse Mihrija, po, gjithmonë bën dhurata dhe gjithmonë bën surpriza.

Mihrije Braha: Për ditëlindjen e Naimit ia organizova një festë në një lokal në Prishtinë me nja 100 mysafirë, më duket 120 nëse nuk gaboj dhe e kam patur shumë të vështirë t’ia mbledh krejt shokët, doktorët, profesorët, rrethin e ngushtë dhe imagjinojeni, Naimi nuk e ka kuptuar derisa u fut brenda në restorant. U ndjeva shumë mirë që arrita njëherë në jetën time të tradhtoj Naimin.

Rudina Magjistari: Që mos ta kuptonte fare se çfarë ishe duke bërë.

Naim Abazi: Edhe unë u befasova shumë sepse unë e kam shqisën e gjashtë. U befasova se ato dy javë si duket nuk ka funksionuar./tvklan.al