Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Financave mblodhi grupin e punës dhe këshilltarët e huaj që punojnë për privatizimin e Bankës së Kursimeve. Qëllimi i takimit, ishte diskutimi i hapave, që janë hedhur deri tani dhe bashkëpunimi mes këshilltarëve të huaj dhe specialistëve tanë për periudhën deri në privatizimin e kësaj banke.

Angjeli paraqiti gjithashtu platformën, për procesin e demonopolizimit, të Bankës së Kursimeve në tregun bankar. Kjo platformë do të diskutohet edhe njëherë nga ana e këshilltarëve të huaj, të cilët do të paraqesin dhe sugjerimet. Së shpejti Ministria e Financave, do të shpallë dhe drejtorin e ri të përgjithshëm të kësaj banke./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori