Ndalimi i importit të naftës D2 ka hapur debat politik. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, sqaroi arsyet e vendimit të marrë nga qeveria në tregun e hidrokarbureve duke thënë se vjen nga detyrimet që vendi ynë ka ndaj Bashkimit Evropian.

Genc Ruli: “Qëllimi i masave që ka ndërmarrë qeveria në sektorin e tregut të hidrokarbureve në vend është padyshim që objektivi jonë për të përafruar legjislacionin në kuadrin rregullator me atë evropian. Padyshim të gjitha masat bazohen në legjislacionin janë plotësisht të bazueshme në legjislacionin vendas për ruajtjen e mjedisit, si dhe në ligjin për konkurrencën dhe tregtinë e lirë në Shqipëri.”

Sipas Ministrit të Ekonomisë nafta e tipit D2 do të jetë vetëm ajo e cila do të nxirret nga vendburimet e Shqipërisë dhe do të rafinohet po këtu, por vetëm gjatë vitit 2009.

Më tej ministri Ruli shtoi se sipas marrëveshjes ARMO do të jetë prodhuesi i vetëm në vend, por jo tregtuesi i vetëm duke u krijuar kështu mundësi dhe firmave të tjera të tregtojnë naftë të tipit D2./tvklan.al