Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Rendit Spartak Poçi, ka thirrur sot drejtorët e policisë në prefektura, si dhe titullarët e rendit për të zbardhur detajet e fundit të operacionit kundër trafiqeve njerëzore. Në mbledhjen e sotme në ministri, kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues të Interforës italiane, e cila në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve do të ndihmojë me mjete si helikopterë e skafe.

Ky operacion do të kërkojë impenjimin e të gjitha strukturave policore, duke nisur edhe nga policia kufitare, ajo kriminale, policia e rendit e deri tek policia rrugore. Goditja do të bëhet me të gjitha drejtimet nga ajri, toka dhe deti, ka thënë ministri Poçi. Brenda kësaj jave do të mbërrijë në Tiranë edhe drejtorët e përgjithshëm të policive të vendeve fqinje për të koordinuar më mirë aksionin edhe me këto polici./tvklan.al