Reis Çiço: “E thamë që është një ndërmarrje e vështirë po shumë e rëndësishme për Kosovën, a mund të dimë se si lindi kjo ide?”

Fatmir Limaj:Ideja ka lindur qysh herët dhe është mirë që ideja për këtë ka lindur pikërisht këtu nga Tirana, ka lindur nga njerëzit të cilët kanë drejtuar shtetin, një ide e hershme. Dikur ka qenë një, dikush kur e ka dëgjuar këtë ide ka qenë një ëndërr, pak kush ka menduar se mund të realizohet, sepse kur është fol për këtë ide Kosova ka qenë në situata krejt të tjera. Po ja që sot kemi kënaqësinë që jemi në fillimin e konkretizimit të asaj ideje të madhe. Ju e patë prononcimin e kryeministrit, i cili ka dhënë premtimin me kohë që Kosovës duhet t’i krijohet një korridor, një portë në detin Adriatik dhe ne sot përfundimisht kthehemi në Prishtinë me lajmin e gëzuar që kryeministri shqiptar, qeveria shqiptar, vetë shteti shqiptar është i gatshëm të fillojë konkretizimin e idesë që porti i Shëngjinit të jepet në shërbim të ekonomisë dhe popullit të Kosovës, e cila do të  ndihmonte ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij shteti të ri.”

Reis Çiço:Z. ministër a mund të na thoni 2 fjalë pasi jemi në lajme, ç’përfiton konkretisht Kosova nga dalja në det?”

Fatmir Limaj:Së pari kjo lidhet me rrugën, po të mos ishte rruga nuk do të kishte kurrfarë kuptimi ky port. Vetë rruga ka sjellë te porti dhe kjo përfundimisht tregon që marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri kanë kaluar në një fazë tjetër. Definitivisht kjo do të thotë për Kosovën nxirret nga izolimi, Kosova tani me plot kuptimin e fjalës ka dalje në det, që do të thotë shumë për ekonominë Kosovare, do të thotë shumë për qarkullimin njerëzve, të mallrave dhe përfundimisht të ekonomisë, ku ekonominë kosovare do të hyjë në një tra krejt të re dhe kualiteti i ndërtimit të sistemit të vendit tonë do të jetë krejt ndryshe tash pas fillimit të punimit në këtë drejtim.”

Reis Çiço:Do të jetë një bashkinvestim, i të dy qeverive le të themi apo si do të jetë?”

Fatmir Limaj:Ne sot jemi dakorduar me qeverinë shqiptare që të krijojmë një grup të përbashkët ndërministror që të përgatisim marrëveshjen formale ku duhet të nënshkruajnë 2 kryeministrat tanë, shpresoj shumë shpejt ne do të përgatitemi për këtë marrëveshje dhe nga aty do ta marrim punën në dorë ekspertët, janë ekspertët ata që do t’i metalizojnë të gjitha nevojat dhe marrëveshjet se si do të veprohet, por besoj që po, përfundimisht ne do të shkojmë drejt relaksimit dhe të largimit të burokracive të panevojshme dhe shpenzimeve të panevojshme që bën shteti shqiptar dhe kosovar, siç është fjala te doganat, ju e dini që ne i kemi 2 dogana në Morinë dhe mendoj që rrethanat dhe vizioni ynë drejt integrimit evropian më nuk i duron shpenzimet aq të panevojshme kështu që do të shkojmë drejt një unioni ndoshta doganor, pse jo nesër doganierët t’i kemi në portin e Shëngjinit dhe jo në Morinë.”

Reis Çiço:Pra kjo ishte pyetja e fundit që më dogjët, punonjësit do të jenë kosovarë dhe shqiptarë?”

Fatmir Limaj:Ideja absolutisht kjo … do të administrohet, por edhe do të investohet bashkërisht. Është biznesi kosovar dhe shqiptar që do të gjejë rrugët e përbashkëta.”

 Reis Çiço: “Jo, për punonjësit e kam fjalën.”

Fatmir Limaj:Punonjësit patjetër do të jenë punonjësit e përbashkët dh etë shtetit shqiptar dhe kosovar besoj, por në fund të fundit kjo i mbetet ekspertëve do t’i detalizopjnë të gjitha. Ajo që është e rëndësishme, ne mund të themi me plot gojën që nga sot fillon realizimi konkret i kësaj ideje të madhe.”

Reis Çiço:Dhe pyetja e fundit Z. Limaj e cila është me interes për të gjithë shqiptarët, a ka ndonjë afat kur përfundon apo jemi larg?”

Fatmir Limaj:Tani nuk jemi larg, tash po fillon realizimi konkretisht i njës projekti, unë besoj që nuk do të shkojë larg. Pritet tash ekspertët do të dalin, do të ketë një studim fleksibiliteti të zgjerimit, të vlerës e gjithë asaj ç’ka duhet bërë, por  këto t’ia lëmë ekspertëve e rëndësishme është që 2 qeveritë në aspektin politik kanë hapur rrugë njerëzve, ekspertët t’i kryejnë punët e tyre dhe pastaj ne këtë do t’ju a kthejmë atyre që duhet, biznesit kosovar dhe shqiptar që të fillojnë investimet direkte në këtë port.”/tvklan.al