Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ministri i Transportit Spartak Poçi, tërhoqi vëmendjen, se kishte gati një vit që kishte ngecje të punës për Korridorin 8. Ministri tha për TV Klan, se po ecet përpara për lidhjen hekurudhore me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Spartak Poçi:- “Të gjitha projektet që kanë lidhje me infrastrukturën e transportit janë të përgatitura dhe janë gati, mbetet vetëm financimi i tyre. Ka pasur një vonesë pothuajse njëvjeçare dhe heshtje të plotë për avancimin e projekteve. Ka një ide për të financuar segmentin tashmë të munguar, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, me hekurudhë”.

Homologu turk Binali Jëlldërëm tha për TV Klan, se firmat turke janë aktive në projektet e Korridorit 8. Ministri turk tha, se synohej lidhja e detit Adriatik me Detin e Zi dhe shtrirja e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi./tvklan.al