Ministri i Jashtëm izraelit, Katz ka deklaruar se Irani ka vendosur që të sulmojë Izraelin. Ky mesazh i erdhi Izraelit përmes ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Ky i fundit, telefonoi Katzin për t’i përcjellë informacionin, të cilin tha se e kishte marrë nga ministri i Jashtëm iranian në detyrë, Ali Bagheri.

“Irani na ka informuar se synon të sulmojë Izraelin. Bota duhet të kërkojë një çmim nga Irani për çdo veprim agresiv që kryen”, tha ministri izraelit, Katz.

Në një bisedë që ministri iranian Bagheri zhvilloi me homologun e tij, Bahrein Abdullatif bin Rashid Alzayani, ai foli për vendosmërinë e vendit të tij për t’iu përgjigjur vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por gjerësisht thuhet se qëndron pas vrasjes së liderit të Hamasit. Shtetet e Bashkuara besojnë se një sulm iranian mund të ndodhë orët e ardhshme./tvklan.al