Nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrisë së Transporteve edhe ministrisë kanadeze Kalamar, për mirëmbajtjen e mjeteve të shërbimit në portin e Durrësit, do të rrisë maksimalisht eficensën e punës, duke ulur në të njëjtën kohë edhe kostot e shërbimit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ministri Olldashi pohoi se ky projekt do ta kthejë portin e Durrësit në një nyje të rëndësishme të transportit rajonal.

Sokol Olldashi:Me përmirësimet që bëhen do të  jetë në gjendje t’i përgjigjet neovjave për transport detar që do të ketë mbas përfundimit ët rrugës Durrës-Kukës, trafikut që do të vijë nga Kosova dhe që ne shpresojmë që në një të ardhme edhe më të largët se kjo, nga zona të tjera të rajonit.”

Wolfgang Stoven:Kemi konstatuar me kënaqësi se Shqipëria ka bërë hapa të suksesshëm përpara në integrimin e saj në Komunitetin Europian, ne jemi krenar që do të ofrojmë eksperiencën tonë dhe do të bëhemi pjesë e këtij zhvillimi”

Kontrata për privatizimin e shërbimeve mekanike në portin e Durrësit do  të kushtojë 99 milion lekë dhe së bashku me kompjuterizimin e portit si dhe ndërtimin e terminalit të pasagjerëve kapin vlerën e 13 mln eurove./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi