S’ka asnjë sulm të qëllimshëm ndaj Akademisë Marubi dhe kulturës në Shqipëri. Ministri i Kulturës Ylli Pango tha sot në një konferencë për shtyp, se rektori i Marubit për të mbajtur nën administrim sipërfaqe që nuk i  takojnë, po mbështetet në argumentin e rremë, se shteti po sulmon shkollën dhe investimet në universitete.

Ylli Pango:Askush se ka prekur shkollën, “Marubi” askush nuk do e preki shkollën “Marubi”, s’ka pas e s’do të ketë asnjë ndërhyrje. Vetëm vazhdojmë t’i them se do qash kur të paguash qiranë normal, siç paguan çdo subjekt.”

Pango përsëriti dhe një herë se ajo çfarë po i kërkohet rektorit të Akademisë “Marubi” është të respektojë ligjet në fuqi.

Ylli Pango:Me një Vendim të Këshillit të Ministrave që e kemi të shënuar edhe sot në gazetat e datës 04.02.2005 ish kryeministri Nano, i ka dhënë zotit Çashku 200m katror për përdorim pa shpërblim. Në vend të 200m katror zoti Çashku ka përdorur gjatë gjithë kësaj kohe 1822 m katrorë për shkollën ku është, për këtë i është kërkuar vazhdimisht të paguajë qira që nga viti 2005 e deri më sot nuk ka paguar asnjë qindarkë. Prapë s’do kishim arritur në këtë situatë nëse zoti Çashku nuk do të kërkonte të përfitonte rreth 3000m katror tokë jashtë godinës së shkollës.”

Nga ana tjetër edhe drejtori i Albafilm, Fatmir Musai akuzon drejtuesit e Ora Film se kanë zënë territorin e kompanisë shtetërore Albafilm në mënyrë të paligjshme. Sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave Akademia “Marubi” duhet të lironte ambientet mesditën e së shtunës për t’i vënë në dispozicion të televizionit Top Channel, por drejtuesit e tij kanë refuzuar vendimin.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Pango ju përgjigj edhe pyetjeve për çështjen e kalasë së Tiranës. Duke përsëritur edhe një herë se përfshirja në projektin e Bashkimit Evropian nga ministria e Kulturës e shpëtoi këtë kala nga mbulimi që donte t’i bënte bashkia./tvklan.al