Pas CNN-it Shqipëria do të transmetojë një spot për promovimin turizmit edhe në rrjetin tjetër prestigjioz Euronews. Ministri i  Turizmit Ylli Pango, tha në një konferencë por shtyp se numri prej 2.7 mln turistësh që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit të kaluar përveç promovimit të imazhit të Shqipërisë konsiderohet dhe si rezultat i transmetimit në kanalet më prestigjioze botërore.

Ylli Pango:Kjo është pjesë e promocionit të fuqishëm që siç e thashë, kryeministri e theksoi do të jetë një nga mjetet kryesore të turistëve këtë vit, e para. E dyta,  do të shikoni në këtë spot, do ta vini re vet pasqyrohet ai fluks dhe ai ndryshim që patëm ne nga 2007 në 2008, pra rritja, shtimi i vizitueshmërisë dhe fakti që neve kemi pasur dhe rritje në aspektin cilësor, psh vetëm në Sarandë këtë vit kanë ardhur 39 kroçera që dihet nga tgë gjithë edhe të niveleve dmth edhe të madhësive të papara ndonjëherë në vendin tonë. E dyta është shtuar mjaft vizitueshmëria e turistëve europerëndimor, pra jo vetëm nga rajoni. Po ta vini re me kujdes në spot ka edhe mjaft pamje të cilat lidhen dmth me bukurinë e bregdetit shqiptar, me pasurinë e trashëgimisë tonë kulturore, po dhe me faktin që një pjesë e atyre turistëve që do të dilnin aty janë të huaj dhe janë si të thuash autentik që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2007.”

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha deklaroi se numri i madh i turistëve do të  ndikojë dhe në zbutjen e krizës ekonomike. Sipas ministrit Pango, kostoja e këtij spoti është 16 milion  lekë sa gjysma e kostos spoti i transmetuar në CNN. Spoti i ri i titulluar  Shqipëria pasioni im, gjat 30 sekonda dhe do të transmetohet 100 herë në orët më të shkueshme. Spoti është realizuar nga vetë televizioni Euronews, i cili sipas një sondazhi për herë t5 parë ka një audiencë ditore më të artë se CNN./tvklan.al