Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sot Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi, ka marrë pjesë në analizën vjetore të Entit Kombëtar të Banesave. Kjo analizë kishte si qëllim të shqyrtonte disa nga arritjet e këtij institucioni dhe të përmirësojë punën, duke evidentuar të metat organizative, teknike dhe juridike, që janë vërejtur gjatë vitit 2000.

Ministri Poçi duke iu referuar të dhënave paraprake të përgatitura në këtë analizë, shprehu vërejtjet e tij për punën e bërë nga administrata e kësaj drejtorie, e cila është një nga ndërmarrjet më strategjike të Ministrisë së Punëve Publike. Shitja e apartamenteve është realizuar për vitin 2000, në masën 60% dhe plani i investimeve u realizua 99% ndërsa fitimi neto i këtij enti për vitin 2000, ishte 14 milion lekë./tvklan.al