Problematika e pronës përballë investimeve të huaja ka qenë tema e një seminari të organizuar në Tiranë nga Ministria e Ekonomisë, asistuar në Komisioni Europian në Shqipëri. Ambasadori Helmut Lohan, theksoi se titujt e qartë të pronësisë janë të rëndësishëm për Shqipërinë në thithjen e investimeve të huaja direkte.

Helmut Lohan: “Fuqizimi i të drejtave mbi pronën dhe zgjidhja për rastet e rikthimit të tyre të mbetura pezull, kompensimit apo legalizimit janë thelbësore për mirëqenien e përgjithshme të Shqipërisë. Titujt e pronësisë dhe sigurimi ligjor janë kërkesa të domosdoshme për zhvillimin me prosperitet të vendit, tërheqjen e investimeve të huaja, paqen sociale si dhe për procesin e integrimit të vendit në BE”.

Për Ministrinë e Ekonomisë zgjidhja e problematikës shumëvjeçare të titujve, të pronësisë do të dojë një periudhë kohore nga 1 në 3 vjet të tjerë. Megjithatë po studiohet edhe eksperienca e vendeve lindore si Çekia apo Polonia për të kriju agjencitë të t’u garantojnë investitorëve pronën.

Eno Bozdo: “Model të tipit që një agjenci apo një enti specializuar shtetërorë të ofrojë një garanci mbi titullin e pronësisë për investime të kualifikuara pavarësisht se çfarë mund të ngjasë me këtë titull pronësie në të ardhmen. Kjo është ideja, këtu duam të arrijmë”.

Përveç kësaj qeveria po mbështet ngritjen dhe zhvillimin e parqeve industriale teksa në të gjithë vendin numërohen 4 të tillë./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro