Sot në Kuvend janë votuar komisionet e posaçme.

Mësohet se me 73 vota pro e 7 kundër është miratuar përbërja për Komisionin për Dezinformimin. Po ashtu dhe Komisioni AntiKorrupsion. Ky i fundit do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ndërsa i Dezinformimit nga Erion Braçe.

Kundër për “Dezinformimin” kanë votuar: Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Edmond Spaho. Ndërsa për komisionin “Antikorrupsion” dhanë kartonin e kuq: Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këtë të Enjte pati debate të shumta mes palëve politike në seancën plenare, ndërkohë që jashtë ambienteve të Kuvendit u zhvillua protesta e opozitës./tvklan.al