Mirel Josa është prezantuar në mesditë si trajneri i Elbasanit, pas një sezoni të mirë me Vllazninë por që nuk arriti ta mbyllë Josa tashmë do të marrë pankinën e Krenar Alimehmetit, pasi drejtuesit e Elbasanit duan Europën për sezonin  e ardhshëm.

Mirel Josa: “Mendova, sepse Elbasni është një skuadër që ka 4 vjet që i ka arrit ambiciet e veta për të zënë një.. për të lujtë një rol kompetitiv në kampionatin e Superligës shqiptare, e ka tregu këtë me trajner të tjerë të mëparshëm dhe unë do të vazhdoj këtë rrugë”.

Arben Laze: “Nga objektivat kryesore e tija është pjesëmarrjen në UEFA. Trajneri do ketë mbështetjen tonë financiare, të luftojmë të realizohet objektiva”.

Ekipi i Elbasanit e mbylli sezonin e sivjetshëm të kampionatit në vendin e 4 me 52 pikë./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe

Operator: Fatos Salliu